Raportohet për të arriturat në implementimin e Strategjisë kundër narkotikëve
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është mbajtur takimi i Grupit punues për strategjinë kundër narkotikëve.
Gjatë këtij takimi është raportuar për të arriturat në implementimin e strategjisë në fjalë dhe bashkëpunimin e autoriteteve të vendit në ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, njëherësh koordinator Nacional për Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës Kundër Narkotikëve, ka vënë në theks të veçantë në rëndësinë e politikës së parandalimit të kësaj dukurie përmes edukimit, pa u kufizuar edhe në rolin e mekanizmave tjerë vendor për të minimizuar pasojat nga drogat, si dhe duke vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin me komunitetin.
Ndër pikat e rëndësishme që është diskutuar në këtë takim ishte edhe kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për marrjen e masave për parandalimin e futjes së drogave në shkolla.
/Epoka e re/