Raportohet për të shtëna jashtë ambasadës amerikane në Ankara
20 gusht 2018
| 09:20
Disa raportime në Ankara kanë njoftuar se janë dëgjuar disa të shtëna drejt kabinave të sigurisë jashtë ambasadës amerikane në orët e hershme të 20 gushtit, mirëpo zyrtarët amerikanë kanë thënë se askush nuk është plagosur.
Agjencitë turke të lajmeve kanë thënë se një person me armë zjarri ka shtënë katër apo pesë herë nga një veturë e bardhë që ka qenë duke lëvizur.
Policia në Ankara ka thënë më 20 gusht se është duke kërkuar për veturën e përfshirë në incident.
Ambasada amerikane është e mbyllur këtë javë pasi Turqia shënon festën e Kurban Bajramit. (Rel)