Raportohet për të shtëna mes trupave izraelite e egjiptiane, thuhet se është vrarë një ushtar egjiptian

27 maj 2024 | 16:12

Raportohet se ka ndodhur një shkëmbim zjarri të hënën mes trupave izraelite dhe forcave egjiptiane afër pikëkalimit kufitar në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Sipas raportimeve të mediave, një ushtar egjiptian u vra në incident, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Është thënë se nuk ka viktima në mesin e ushtarëve izraelitë.

Hollësi të mëtejme nuk janë lejuar për publikim.

Ushtria izraelite nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë për incidentin e raportuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se më…