Raportohet për të vrarë dhe të plagosur në Kiev pas granatimeve pak çaste më parë
10 tetor 2022
| 08:40
Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas medieve lokale, Rusia qëlloi me 10 raketa S-300 edhe në Mykolaiv gjatë natës më 10 tetor.
Ndërkohë është raportuar për të vdekur dhe të plagosur në Kiev, sipas autoriteteve të Ukrainës.
Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur apo janë plagosur.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, lëshoi një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në “Telegram” pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, duke thënë:“Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit”.