
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga policia serbe
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një shtetas të Kosovës.
Sipas mediave serbe, i arrestuari është E.O, viti i lindjes 1999, dhe vjen nga rrethina e Prishtinës, raporton “rominfomedia”.
Ai raportohet të jetë arrestuar gjatë një aksioni të MPB-së serbe për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve në zonën e komunës së Medvegjës.
“Ai dyshohet se ka prerë rreth 30 metra kub dru ahu në zonën e Zonës së Sigurisë Tokësore me tre persona të tjerë të cilët kanë ikur” përmes kufirit. “Policia gjeti në vendngjarje dy traktorë dhe dy sharrë elektrike me motor”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me kallëzim penal është dërguar në prokurorinë kompetente në Lebanë, Serbi, dhe pas procedurës Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Klankosova.tv ka kontaktuar me institucionet në vend të për marrë një konfirmim apo edhe detaje për këtë rast, mirëpo deri në momentin e raportimit nuk kemi pranuar asnjë përgjigje.