Raportohet se është arrestuar personi që kërcënoi me vrasje Ramush Haradinajn
19 dhjetor 2024
| 12:11
Gazeta “Paparaci” ka raportuar me “burime” se personi me emrin Shpat Sokoli, që përmes një komenti “Facebook” ka kërcënuar me vrasje kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, është arrestuar.
Sipas këtij mediumi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që ndaj të njëjtit është kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.