Raportohet se është bllokuar rruga për në Gërmi, dyshohet për mjet shpërthyes

20 qershor 2024 | 11:49

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon drejt Gërmisë, pasi sipas “EO”, dyshohet për mjet shpërthyes.

Nga Policia, kanë folur për rastin duke thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka postuar një fotografi me…