Raportohet se është gjetur vetura me të cilën është arratisur i dyshuari për vrasjen e shtatë personave në Mal të Zi
Policia e Malit të Zi e ka gjetur veturën me të cilën është arratisur Aco Martinoviq, i dyshuari për vrasjet në Cetinje, raporton “Vijesti”.
Sipas raportimeve të mediave malazeze, ai dyshohet për vrasjen e shtatë personave, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Fotoja e të dyshuarit është publikuar nga Policia, derisa është njoftuar se ai është i armatosur.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.