Raportohet se është liruar ish-ushtari i UÇK-së, i arrestuar në Serbi një vit më parë

03 janar 2025 | 13:52

Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, raportohet se është liruar nga burgu në Serbi.

I njëjti ishte arrestuar bashkë me vëllain e tij, janarin e vitit të kaluar teksa po e kalonte kufirin në Merdarë.

Ata ishin nisur në drejtim të Italisë.

“Klan Kosova” ka kontaktuar me MPJD-në për konfirmim në lidhje me raportimet për lirimin e tij, por ende nuk ka një përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur dhimbjen…