Raportohet se është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri

24 prill 2025 | 20:16

Televizioni Dukagjini ka raportuar se të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri, transmeton Periskopi.

Siç raporton Dukagjini, duke iu referuar burimeve, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.

Shkarkimi i Evetar Zeqirit vjen vetëm një ditë pasi në DEBAT PLUS po shpaloseshin dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shit-blerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT -it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e shpenzimeve për…