Raportohet se forcat ruse kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas
21 shkurt 2022
| 14:22
Agjencia e lajmeve pro qeveritare ruse “RIA” ka raportuar së fundmi se ushtria ruse ka vrarë pesë ushtarë ukrainas në kufi.
Sipas medias në fjalë, e njohur për qëndrimet pro Putinit, ushtarët janë vrarë teksa forcat ruse kanë shkatërruar një autoblind ukrainas, i cili sipas tyre kishte hyrë në territorin e Rusisë.
Në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet e rebelëve pro rusë ndaj ushtrisë së Ukrainës, megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga burime të paanshme të vrasjes së pesë ushtarëve ukrainas nga ushtria ruse brenda kufirit të Federatës së Rusisë siç raporton “RIA”.