![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/oper.png)
Raportohet se janë operuar dy të plagosurit në Shtërpcë, kjo është gjendja e tyre
06 janar 2023
| 20:40
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shtërpcë, ku njëri nga të plagosurit është 11-vjeçar, ndërsa tjetri 21-vjeçar.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i moshës 33-vjeçare dhe se të njëjtit i është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.
Dy të plagosurit tashmë janë operuar dhe mjeku i cili e ka kryer intervenimin për Klan Kosovën ka bërë të ditur se të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se njëri prej është plagosur në krah, ndërsa tjetri në dorë.