Raportohet se ka udhëtuar drejt Hagës ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha
07 nëntor 2023
| 14:01
Është raportuar të martën se është marrë nga Gjykata Speciale, Sadik Halitjaha, ish-komandat i UÇK-së.
Njoftimi është dhënë nga OVL-UÇK – Nëndega e Mushtishtit.
Ata kanë uruar që ai të lirohet shpejtë.
Njoftimi i plotë:
Marrjet për në Hagë vazhdojnë!
Sot më 07 nëntor 2023 e morën komandantin e ZOP Sadik Halitjaha!
Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata!
Urojmë të ja dal për se mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim!
Si në luftë ashtu në paq përherë gardian i atdheut!
I urojmë shëndet vullnet dhe suksese në këto përballje të pa drejta e të pa barabarta!
Urojmë dhe shpresojmë të dalësh sfidues dhe me nder!
Njoftojnë familjarët!