Raportohet se Kanadaja ka dërguar forca speciale në Ukrainë

18 janar 2022 | 13:32

Rrjeti “Global News” në Kanada ka marrë vesh se operatorë të forcave speciale kanadeze janë dërguar në Ukrainë në kohën e rritjes së tensioneve mes NATO-s e Rusisë.

Dërgimi i një kontingjenti të vogël nga Regjimenti Kanadez i Operacioneve Speciale vjen në kohën e lëkundjes së bisedimeve diplomatike me qëllim të shmangies së konfliktit të armatosur në Ukrainë dhe kur afër kufirit të Ukrainës janë rreth, siç besohet, 100.000 trupa ruse.

Burimet i thanë rrjetit “Global News” se prania e forcave kanadeze për operacione speciale është pjesë e përpjekjes së aleatëve të NATO-s për ta parandaluar agresionin rus në Ukrainë dhe për të identifikuar mënyra për t’i dalë në ndihmë qeverisë ukrainase, përcjell Gazeta Express.

Njësisë gjithashtu i është ngarkuar detyra për zhvillimin e planeve të evakuimit për personelin diplomatik kanadez në rast të pushtrimit të shkallës së plotë, thanë burimet.

As qeveria kanadeze, as forcat e armatosura të këtij vendi nuk e konfirmuan zyrtarisht praninë e forcave speciale në Ukrainë, kur u kontaktuan nga “Global News”. Sidoqoftë, ato thanë se operatorët e forcave speciale kanë qenë të përfshirë në asistencën më të gjerë të Kanadasë për Ukrainën.

“(Komanda e Forcave Kanadeze për Operacione Speciale) është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Forcave të Armatosura për t’i përkrahur Forcat e Sigurisë së Ukrainës”, tha zëdhënësja e komandës së forcave speciale, Amber Bineau.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident mes një autobusi që transportonte udhëtarë nga Kosova…