Raportohet se Kasanof vjen të enjten në Kosovë
07 tetor 2024
| 13:12
Alexander Kasanofi, pasuesi i Gabriel Escobar-it si zëvendësndihmëssekretar amerikan i Shtetit për rajonin, do të jetë të enjten në Kosovë, ka mësuar “Reporteri”.
Kjo do të ishte vizita e parë e Kasanofit që kur ka marrë këtë detyrë pas largimit të Escobar-it.
Kohëve të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me eprorin e Kasanofit, Jim O’Brien, në Ambasadën e Kosovës në Uashington, ku temë kishin marrëveshjen bazike/Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.