Raportohet se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje
06 tetor 2022
| 17:01
Në medie dhe nga gazetarë po raportohet se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje.
Gazetari dhe moderatori Ermal Panduri ka raportuar se ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, ndonëse nuk ka bërë të ditura detaje të tjera.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë asnjë konfirmim rreth këtij lajmi.
Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.