Raportohet se ministrit serb të Telekomunikacionit i është ndaluar vizita në Kosovë

25 dhjetor 2024 | 11:55

Ministrit të Informacionit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Dejan Ristiq raportohet se i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Siç raporton gazeta beogradase “Danas” duke iu referuar një njoftimi për media të ministrisë që drejtohet nga Ristiqi, vizita e tij ishte “paralajmëruar me kohë, në përputhje me procedurën e përcaktuar të vizitës dhe se është ndaluar një orë para kohës së paraparë”.

Poashtu, thuhet se ai kishte planifikuar të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të të përjavshmes serbe “Jedinstvo”.

Javën e kaluar, Serbia nuk e lejoi vizitën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në Preshevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës përmes Departamentit të Hetimeve, ka nisur…