
Raportohet se Rrahmani mund të transferohet te Atletico Madridi
03 janar 2024
| 14:34
Gazetari Giovanni Scotto ka shkruar në “Twitter” se Atletico Madridit është duke i pëlqyer kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Sipas Scottos, 29-vjecari nuk është i patransferueshëm dhe napolitanët mund ta shesin për 20 milionë euro.
Rrahmani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm vitin e kaluar pasi ishte shpallur kampion i Italisë me Napolin.