Raportoi keqpërdorimet milionëshe nga drejtori, ky i fundit nuk përballet me të
Këtë të hënë në emisionin Frontal në T7, e ftuar ishte Xhyldane Murtezi Kiçmari ish-drejtoreshë e Njësisë të Auditimit të Brendshëm në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
E njejta tashmë e pa punë u dëbua pas raportimit për keqpërdorimeve milionëshe që bëri vet drejtori.
“Unë e imagjinoj dhe e di arsyen është normale mos me ardh me u ballafaqu sepse i mungojnë faktet dhe kish pësu një turpërim nacional, ai person nuk e ka vendin në ulësen e drejtorit të ASHN-së.” tha mes tjerash ajo.
Edhe njëherë ish drejtoresha përsëriti se raportime të tilla nuk e frikësojnë të zmbrapset.
“Unë du me i tregu atij dhe çdo njërit se unë jam fëmijë i një intelektuali, një mësimdhënësi që eduku me gjenerata të tëra dhe nuk ka kursy asgjë edhe me u përballë me armikun vetëm që ne të jetojmë të lirë” tha ajo.