Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian uron qytetarët e Kosovës
13 shtator 2018
| 12:57
Parlamenti Evropian votoi sot me shumicë votash rekomandimin e Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, përmes një postimi në “Twitter” ka shkruar se Kosova është “një hap më pranë regjimit pa viza”, duke shtuar se qytetarët e Kosovës “meritojnë mundësitë e njëjta”.
/Epoka e re/