
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian rizgjedhet eurodeputete
27 maj 2019
| 15:27
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon, ka fituar edhe një mandat tjetër në institucionin legjislativ të Bashkimit Evropian (BE).
Ajo ka arritur të rizgjedhet edhe për pesë vjetët e ardhshme si eurodeputete në Parlamentin Evropian.
Fajoni ka marrë shumicën e votave nga Social Demokratët. Deri në 53.472 votues votuan për të.
Në bazë të rezultateve Tanja Fajon do të jetë pjesë e legjislaturës së deputetëve të Parlamentit Evropian.
Për dallim nga Kosova, Shqipëria do të ketë një raportues të ri në Parlamentin Evropian.