Raportuesja e Kosovës në PE mirëpret ardhjen e ambasadorit e ri amerikan në Prishtinë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të ShBA-së, Jeff Hovenier.
Viola von Cramon ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili të hënën ia ka dorëzuar letrat kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mirë se erdhët në Prishtinë ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – ShBA”, ka shkruar ajo.
Ndërsa ambasadori Hovenier është shprehur i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.
“Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, ka shkruar ambasadori amerikan në llogarinë e vet në “Twitter”.
Welcome to Pristina Ambassador Hovenier! I look forward to meeting you and your team & reinforcing further 🇪🇺 – 🇺🇸 cooperation. https://t.co/fuY2a1Q0HY
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) January 10, 2022