Raportuesja e Kosovës në PE: Serbia është shtet i kapur
16 dhjetor 2021
| 14:17
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola Von Crammon, ka deklaruar se nuk thuhet asgjë e re me faktin se Serbia është shtet i kapur me një dosje të dobët të reformave.
Gjatë një debati në PE, eurodeputetja gjermane ka thënë se ai që ajo e ka quajtur regjimi në Serbi i ka hapur dyert për investime të Kinës që nuk kanë asnjë respekt për të drejtat e punëtorëve apo çështjet e mbrojtjes së ambientit dhe dinjitetit njerëzor mbi të gjitha.
Nga debati i gjatë në llogari të Serbisë kanë shkuar akuza të rënda edhe nga eurodeputetë tjerë sidomos në mënyrën sesi Beogradi zyrtar po i trajton protestat e organizatave ambientaliste si dhe trajtimit që po u bënë kompania kineze “Ling Long” punëtorëve të saj vietnamez.