Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian reagon ndaj deklaratës së Hoxhajt

21 korrik 2020 | 16:28

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit e quajti interferim politik vizitën e eurodeputetes në Gjykatën Speciale.

Von Cramon në një replikë në “Twitter” ndaj Hoxhajt ka shkruar se si eurodeputete nuk do të ndërhynte asnjëherë në procesin e punës së Zyrës së Prokurorit Special dhe kjo është shumë e qartë.

Eurodeputetja tutje i ka thënë Hoxhajt se ndërhyrja në punën e gjyqësorit mund të jetë e zakonshme në vendin tuaj por nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale.

“Duhet t’i dish strukturën dhe punën e Zyrës së Prokurorit Special dhe Gjykatës Speciale. Asnjë nga ne nuk do të ndërhynte në asnjë proces. Pse duhet ta bëjmë? Për neve kjo është e qartë kristal. Si mund ta mendosh këtë? Ndoshta është e zakonshme në shtetin tënd, por të siguroj se kjo nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale. Më vjen keq, por kjo është pjesë e punës time. Ti ndoshta nuk e kupton por si Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës unë duhet ta informoj vetveten se si zbatohet sundimi i ligjit në Kosovë. Sikurse paraardhësi im që ka bërë, e kam bërë edhe unë”, ka shkruar Von Cramoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e komisionit për Buxhet dhe Transfere nuk e kanë…