Raportuesja për Kosovën në PE: Mocioni ndaj qeverisë nënkupton katastrofë për Kosovën dhe rajonin
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e qeverisë së Kosovës, e cila drejtohet nga Albin Kurti.
“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter” .
Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
If LDK tables a motion of non-confidence against its own #government that will mean a disaster not only for #Kosova but also for the entire region @VjosaOsmaniMP #Thaci @JosepBorrellF https://t.co/Sx5U61B85m
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 19, 2020