Rashad Williams përforcon KB Prishtina
13 gusht 2024
| 12:56
KB Sigal Prishtina po vazhdon me prezantimin e përforcimeve të huaja për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. Klubi nga kryeqyteti ka zyrtarizuar fundorin amerikan Rashad Williams. Williams transferohet te Prishtina vjen nga universiteti amerikan Arkansas që ka luajtur në NCAA 1, me një mesatare prej 17 pikëve për ndeshje
. Williams është përforcimi i tretë i huaj te Prishtina brenda pak ditëve , pasi klubi nga kryeqyteti po kompletohet për të filluar përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Murat Bilge. Para Williamsit, Prishtina ka prezantuar edhe dy amerikanë tjerë, Damiree Burns dhe Jalen Moore, të cilët gjithashtu do ta kenë vitin e parë si profesionistë në Kosovë.