Rashani, afër kalimit në Amerikë
02 gusht 2019
| 14:52
E ardhmja e Elbasan Rashanit mund të jetë në kampionatin amerikan “MLS”. Sipas medies norvegjeze “telemarksavisa”, për 26-vjeçarin ka shfaqur interes klubi i njohur DC United, pjesë e të cilit është edhe futbollisti me famë botërore Waney Rooney.
Klubet amerikane skautojnë prej shumë vitesh në kampionatet skadinave, ku marrin çdo sezon lojtarë të dallueshëm. Kontrata e Rashanit me klubin Ods mbaron pas një viti e gjysmë, çka do të thotë se për kalimin e sulmuesit në ShBA duhet të gjendet pajtimi me drejtuesit e skuadrës norvegjeze. Rashani ka tentuar të luajë dhe më parë jashtë kampionatit norvegjez.
26-vjeçari ka qenë pjesë e danezëve të Brondbit për dy sezone, por aventura daneze nuk rezultoi e frytshme për sulmuesin e krahut.