Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

23 gusht 2021 | 14:57

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani ka shkëlqyer në javën e dytë të elitës së futbollit francez.

Rashani ka kontribuuar me dy gola në barazimin e Clermontit në udhëtim te Lyoni me rezultat 3-3. Ai erdhi nga banka rezervë dhe barazoi rezultatin, kur skuadra e tij po humbiste 3-1. Pas kësaj paraqitje, Rashani është përfshirë në formacionin e javës në Ligue 1. Ai u zgjodh në 11-shen më të mirë duke lënë jashtë emra të mëdhenj.

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar…