Rashani para Mbappes në listën e golashënuesve
20 shtator 2021
| 21:13
Pas përfundimit të xhiros së gjashtë në ligën franceze Ligue 1, golashënuesi më i mirë për momentin është futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani.
Rashani në këtë fillim të sezonit ka shpërthyer me skuadrën e Clermontit, duke shënuar katër gola dhe një asistim në gjashtë ndeshje.
Ylli i Paris Saint-Germanit, Kylian Mbappe gjendet në pozitën e dytë me katër gola si Rashani.
Tutje, në pozitën e tretë dhe të katërt gjenden Mousa Dembele, futbollisti i Lyonit dhe Amine Gouiri i Nice, me po ashtu katër gola të shënuar.
Top pesëshen e mbyll Gaëtan Laborde, futbollisti i Rennes, me tre gola në gjashtë ndeshje.