Rashford ‘godet’ Mourinhon: Solskjaeri na kupton më mirë

14 shtator 2019 | 10:11

Para ndeshjes kundër Leicester Cityt, sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, foli për dallimet që kanë në drejtimin e një skuadre Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas 21-vjeçarit, norvegjezi i kupton më mirë futbollistët.

“Solskjaer është shumë më ndryshe, por kjo është normale sepse ai ka qenë vetë futbollist. Ai i kupton më mirë futbollistët jashtë fushës. Nuk mendoj se për Mourinhon ishte problem fakti që nuk ka qenë futbollist. Ai mbetet një trajner i madh dhe ka mënyrën e vet për t’i kuptuar njerëzit. Për mendimin tim, kur një menaxher ka luajtur dhe jetuar me stilin e një futbollisti, atëherë i kupton më mirë dinamikat”, ka thënë Rashford.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi,…