Rashford kalon te Aston Villa

02 shkurt 2025 | 12:06

Marcus Rashford do të jetë futbollist i ri i Aston Villas.

Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Aston Villa ka pranuar marrëveshjen për të nënshkruar me Marcus Rashford në huazim nga United.

Pra, transferimi i 27-vjeçarit do të jetë në formë huazimi, i vlefshme deri në qershor me mbi 70 për qind pagë të mbuluar nga Aston Villa.

Klauzola e opsionit të blerjes gjithashtu përfshinte vlerë 40 milion funte, me një marrëveshje të mundshme tre vjeçare e gjysmë.

Testet mjekësore janë rezervuar për ditën e sotme, theksoi italiani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët dhe Forumi…