Rashford pas debutimit me Aston Villën: Performancë e shkëlqyer ekipore

10 shkurt 2025 | 11:21

Marcus Rashford ka folur pas debutimit me Aston Villën në fitoren ndaj Tottenhamit. Aston Villa po mbulon në pjesë të konsiderueshme të pagës së Rashfordit, ndërsa ata e kanë edhe opsionin për ta bërë të përhershëm transferimin e tij për 40 milionë euro.

Ai e nisi nga banka rezervë në duelin ndaj Tottenhamit në FA Cup por u fut në lojë së bashku me Marco Asension në pjesën e dytë. Me të përfunduar ndeshja ai shpërndau disa fotografi të tij së bashku me tifozët duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Performancë e shkëlqyer ekipore”. Rashford do të synojë të bëjë debutimin e tij të plotë për klubin të shtunën, kur Villa do të jetë nikoqir i Ipswich Town në Ligën Premier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për…