Rashfordi do të operohet, pritet të mungojë tre muaj
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford do të operohet nga një dëmtim në shpatull javën e ardhshme, teksa pritet të qëndrojë 3 muaj jashtë fushave. 23-vjeçari është shqetësuar prej disa kohësh nga dhimbjet, ndaj dhe zgjidhja me operacion duket më e mira. Rashford shënoi 11 gola në 37 ndeshje në Premier League sezonin e kaluar ndërkohë që ishte pjesë e Anglisë në “Euro 2020”.
“Pas konsultimit mes futbollistit, trajnerit [Ole Gunnar Solskjaer], stafit mjekësor të klubit dhe specialistëve, Marcus do t’i nënshtrohet një operacioni menjëherë për të zgjidhur dëmtimin e tij në shpatull,” shkruhet në njoftimin e klubit nga Old Trafford.
Rashford ndihmoi Unitedin të përfundonte i dyti pas Manchester City në Premier League sezonin e kaluar. Skuadra e Solskjaer arriti gjithashtu në finalen e Europa League, por u mund nga Villareal me penallti. Në kampionatin u aktivizua vetëm për 84 minua lojë nga trajneri Southgate, pa mundur që të japë një kontribut të rëndësishëm.