Rashfordi: Ibra ishte fantastik

21 prill 2020 | 16:17

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq njihet si një ndër sulmuesit më të mirë të viteve të fundit dhe këtë gjë e konfirmon edhe Marcus Rashford në një intervistë të dhënë së fundmi.

Anglezi shprehet se nuk kishte parë kurrë një lojtar të tillë si suedezi, i cii ka qenë pjesë e Manchester United nga viti 2016 deri në vitin 2018.

“Nuk kisha luajtur kurrë me një lojtar të tillë siç ishte Ibrahimoviq. Mentaliteti i tij ishte mbi gjithçka. Nuk i interesonte fare se çfarë të tjerët kishin thënë apo do të thoshin për atë. Çelësi i tij i suksesit ishte mentaliteti i tij. Normalisht, ishte edhe Mourinho aty, trajner më të cilin ai kishte punuar dhe e njihte shumë mirë. Ibrahimoviq ishte fantastik”, ka thënë Rashford.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sejdi Hoxha Qeveria në…