Rashfordi në ‘radarin’ e PSG-së

31 janar 2024 | 16:59

Skuadrës franceze Paris Saint-Germain sërish i është ngjallur interesimi për sulmuesin anglez Marcus Rashford.

Sipas “Inews”, skuadra e Ligës 1 është e përgatitur për ta bërë anglezin objektivin kryesor në fund të sezonit aktual, shkruan “Goal”.

PSG-ja, e cila gjithmonë e ka admiruar sulmuesin, po merr parasysh gjendjen e tij të vështirë te Manchester Unitedi.

Pavarësisht prej synimit të Unitedit për ta mbajtur të diplomuarin në staf dhe për t’i mundësuar atij ta përmbushë potencialin e tij të plotë në klub, skuadra e Ligës 1 është e përgatitur për ta bërë ndërkombëtarin anglez objektivin e tyre kryesor në fund të sezonit aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e ndalimit të dinarit serb në Kosovë ka marrë…