Rashfordi pritet të largohet nga Unitedi
08 mars 2022
| 12:57
Sulmuesi anglez Marcus Rashford pritet të largohet nga Manchester Unitedi.
Rashford është i pakënaqur me situatën e tij dhe nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se lojtari nuk ka nisur ende bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Paris Saint-Germain. Klubi francez po synon ta bindë sulmuesin të transferohet në Paris.
Te skuadra franceze, Rashfordi po shihet si zëvendësues i Kylian Mbappes, që mund të largohet. Rashfordi këtë edicion ka luajtur vetëm 868 minuta në Premier Ligë duke shënuar katër gola.