Rashica bëhet baba

19 maj 2020 | 18:16

Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli i Werder Bremenit që ka postuar fotografinë me të birin, Tianin, dhe bashkëshorten Belkiz Kera.

Pos postimit të Rashicës dhe të bashkëshortes së tij, edhe klubi gjerman Werder Bremen ka uruar top-yllin e skuadrës, që ka marrë nofkën “Raketa”.

“Mirë se vjen raketë e vogël!” ka shkruar Werderi në postimin e vet në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë…