Rashica debuton me fitore, Bayerni vazhdon formën e lartë
03 shkurt 2018
| 18:41
Milot Rashica ka debutuar me fitore te Werder Bremeni.
Werder Bremen në udhëtim mundi Schalke 04, me rezultat 1-2, në kuadër të Bundesligës gjermane. Rashica në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti 56 minuta, transmeton kp.
Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Bayern Munich që në udhëtim mundi Mainz, me rezultat 0-2.
Ribery e Rodriguez shënuan nga një gol për fitoren e ‘Bavarezëve’ që kryesojnë tabelën me 53 pikë, 18 më shumë së Leverkusen.