Rashica drejt Hannoverit falë ish-kapitenit Altin Lala
28 dhjetor 2017
| 16:28
Milot Rashica vijon që të jetë një ndër më të spikaturit te Vitesse në Holandë. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës braktisi Shqipërinë pasi nuk u bë pjesë e skuadrës kuqezi që mori pjesë në “Euro 2016”.
Së fundi, emri i tij ka nisur të përmendet edhe njëherë në merkaton e transferimeve. Fillimisht një skuadër si Newcastel United doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesligës.
Hannover 96 mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.