Rashica: Duam tri pikë ndaj Bullgarisë
09 qershor 2019
| 17:56
Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica është optimist se Përfaqësuesja e Kosovës mund të fitoj tri pikët në përballje me Bullgarinë.
“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë t’i fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e kaluar. Jemi të përqendruar dhe do të japim maksimumin për të fituar tri pikë”, ka thënë Rashica.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë ka qenë golashënues në ndeshjen e fundit që Kosova e luajti me Malin e Zi (1-1).
/Epoka e re/