Rashica e Aliti në formacionin e javës në Turqi

01 tetor 2024 | 12:46

Milot Rashica janë përfshirë në formacionin e javës së shtatë në Superligën turke. Dy përfaqësuesit kosovarë bënë paraqitje bravuroze me ekipet përkatëse në ligën elitare të futbollit turk. Futbollisti vushtrrias shkëlqeu me një asistim dhe një penallti të nxjerrë tek Beshiktashi në fitoren e pastër ndaj Kayserisporit me rezultat 3-0.

E veçanta e krejt kësaj ishte se Rashica në këtë ndeshje luajti si mbrojtës i djathtë. Për të ky ishte asistimi i tretë sezonal, ndërsa e ka realizuar edhe një gol. Mbetet të shihet nëse ish-futbollisti i Werder Bremenit, Norwich Cityt e Galatasarayt do të aktivizohet si mbrojtës i krahut edhe në vazhdim të sezonit. Kurse, Aliti, një titullar i padiskutueshëm tek Alanyaspori, ishte i pakalueshëm në fitoren minimale, 1-0 ndaj Rizesporit.

Formacioni: Gunok, Lima, Aliti, Opoku, Rashica, Ntcham, Fernandez, Dimitrov, Puscas, Romulo, Banza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës,…