Rashicën e dëshiron edhe Hertha
26 qershor 2020
| 09:25
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Werder Bremenit gjatë verës.
Sipas mediave gjermane, garës për transferimin e Rashicës tani i është futur edhe Hertha BSC. Rashica pritet të largohet nga Werderi për shumën prej 15 milionë eurosh.
Kohët e fundit, po ashtu, u raportua për interesimin e AC Milan për transferimin e futbollistit të Kosovës.