Rashica: Fëmijët në Kosovë tash bartin fanella me emrat tanë

16 korrik 2021 | 15:41

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica gjatë prezantimit në skuadrën e Norwich Cityt në Premierligë e ka përmendur Kosovën.

Rashica që ka qenë pjesë e Werder Bremen në Gjermani, ka thënë se tash fëmijët bartin fanellat me emrat e lojtarëve të Kosovë dhe jo sikurse në të kaluarën kur bartin emrat e lojtarëve të tjerë.

“Ne shikonim ekipet tjera kombëtare dhe lojtarët tjerë, por tani mund të shikosh fëmijët në Kosovë që bartin emrat tanë në fanellat e tyre. Kur ne luajmë, askush nuk punon atje. Të gjithë duan të shkojnë në stadium ose diku për ta pare ndeshjen. Kjo na bënë neve shumë të lumtur dhe krenarë”, ka thënë Rashica.

Më pas ish-lojtari i Vushtrrisë ka folur edhe për karrierën e tij nga futbolli i Kosovë e deri në atë të Anglisë.

“Është një histori e madhe në Kosovë. Ata janë shumë të ngazëllyer. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar kam pasur një mikpritje të ngrohtë nga shumë njerëz kosovarë dhe shqiptarë në Norwich dhe Londër. Mendoj se udhëtimi im është pak më ndryshe, sepse unë fillova në Kosovë dhe më pas nga Liga e Kosovës u transferova në Holandë dhe më pas në Gjermani. Por gjithçka që kam pasur gjatë rrugës dhe gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën thjesht më bën më të fortë dhe unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për vendin tonë dhe për të gjithë lojtarët që ia dolën si unë. Kjo është ajo që na jep neve mentalitetin e forte të punës dhe të jemi të fortë mendërisht. Kjo është një gjë e veçantë për neve sepse nuk e harrojmë kurrë prej nga vijmë. Ne çdoherë ia kujtojmë këtë vetes”, ka shtuar Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka  ngrit  sërish çështjen…