Rashica flet si lojtar i Norwichit
Milot Rashica është shumë i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në Premierligë. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin anglez.
Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nga Werder Bremen. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin anglez.
Ai thotë se gjithmonë ka ëndërruar që një ditë të luajë në Premierligë dhe sot, ajo ëndërr i është bërë realitet.
“Jam me të vërtetë i ngazëllyer që do të luaj para tifozëve të Norwich dhe në Premieligë. Sigurisht që do të jap më të mirën për këtë klubi në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj”, tha ai.
“Di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës me Daniel Farke. Dua të vazhdoj të mësoj dhe zhvillohem si lojtar dhe si person dhe mendoj se stili i lojës këtu do të më përshtatet shumë”.
“Kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron nga unë. Bisedat me të kohët e fundit kanë qenë një ndihmë e madhe dhe jam shumë i ngazëllyer”.
“Kam parë shumë ndeshje të Norwich City në Premier League. Gjithmonë ka qenë një ëndërr, që unë të luaja në Premier League dhe jam kaq i lumtur që Norwich më ka dhënë këtë mundësi të shkëlqyer”.
“Kam luajtur disa ndeshje në Angli më parë. Kam luajtur në një kualifikues të Europa League për Vitesse kundër Southampton, si dhe disa ndeshje para-sezonale kundër ekipeve të tjera angleze”.
“Unë gjithashtu kam një familje të ngushtë në Londër. Unë dhe familja ime po presim me padurim të shpërngulemi në Angli, të jemi më pranë tyre dhe të përjetojmë diçka të re”.
24-vjeçari i bashkohet Norwich Cityt pas tri sezoneve e gjysmë në Bundesliga te Werder Bremen, ku ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola.