Rashica i lumtur që rikthehet me gol
29 shtator 2019
| 20:14
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, është rikthyer me gol pas lëndimit në skuadrën e Werder Bremenit.
Kjo e fundit luajti të shtunën baras 2-2 me Borussia Dortmundin.
“Treguam frymë të madhe ekipore. Jam i lumtur që shënova në rikthimin tim në lojë”, ka shkruar Rashica në llogarinë e vet në “Instagram”. Rashica si pasojë e lëndimit ka humbur katër ndeshje me Werder Bremenin dhe dy me përfaqësuesen e Kosovës.
/Epoka e re/