Rashica i zhgënjyer me humbjen kundër Çekisë
15 nëntor 2019
| 00:23
Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes për kualifikime në Euro 2020 kundër Çekisë, ku Kosova humbi me rezultat 2 me 1 e rrjedhimisht e humbi mundësinë për kualifikim direkt.
“Zhgenjimi është shumë i madh, sepse nuk kemi luajtur siç ne dimë. Sidomos pjesa e parë, ka qenë më e dobëta që e kemi bërë deri tash”, ka thënë Rashica.
Ai thotë se Çekia luajti futboll më të mirë se sa Kosova dhe u angazhu më shumë.