Rashica ka një dedikim special pas fitores në Sofje  

10 qershor 2019 | 23:43

Milot Rashica ia ka dedikuar fitoren ndaj Bullgarisë në eliminatoret për “Euro 2020”, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe lojtarëve të cilët munguan për shkak të lëndimeve.

“Pas gjithë atyre ndeshjeve të mira që bëmë e që ishim të pafat, më në fund u shpërblyem. Goli në minutat e fundit e bëri edhe më të veçantë këtë natë. Faleminderit gjithë tifozët. Kjo fitore shkon për krejt Kosovën. Besoj se kemi një të ardhme shumë të mirë dhe po luajmë futboll jashtëzakonisht të mirë e shpresoj të arrijmë atë që po e shpresojmë. Golin ia kam dedikuar jo veç Arbërit, por Hekuranit, Valonit, Herolindit e të gjithë atyre që s’janë”, ka thënë Rashica.

Milot Rashica ishte ndër lojtarët më të dalluar në ketë ndeshje, kurse shënoi edhe golin e parë për Kosovën.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka uruar kombëtaren e Kosovës për…