Rashica largohet nga KB Prishtina, vazhdon karrierën në Turqi
Ish-trajneri dhe ish-asistenti i klubit basketbollistik Prishtina, Andin Rashica, është larguar nga klubi i kryeqytetit. Rashica, i cili me KB Prishtinën fitoi 27 trofe, karrierën do ta vazhdojë tek skuadra turke, Manisa Basket, e cila garon në Superligën e Turqisë si dhe në FIBA Champions League.
“Falënderojmë Rashicën për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për klubin për më shumë se një dekadë, teksa me krenari ju njoftojmë se ai ka bërë një hap para në karrierë duke u angazhuar si ndihmës-trajner i parë në skuadrën turke Manisa Basket e cila garon në Superligën Turke dhe në FIBA Champions League. Dino me Prishtinën ka fituar plot 27 trofe, ndër to si kryetrajner fitoi dy; Kupën dhe Superkupën me përbërje 100% vendore”, thuhet në njoftimin KB Prishtinës