Rashica: Lutuni për Shqipërinë

26 nëntor 2019 | 16:35

Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, është solidarizuar me të prekurit nga tërmetet që e goditen sot Shqipërinë, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

Pas lajmeve për tërmetet në Shqipëri, Milot Rashcia publikoi një fotot që ia bashkëngjiti mesazhin: “Lutuni për Shqipërinë”.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Klinës ka filluar projektin për rinovimin e qendrave…