Rashica me Galatasarayn shpallet kampion në Turqi

30 maj 2023 | 22:03

Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23. Klubi nga Stambolli ia doli të rikthej titullin pas katër vjetëve.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu, për të siguruar edhe matematikisht titullin. Ndeshja e zhvilluar në “Eryaman Stadium” përfundoi me rezultatin 1:4.

Milot Rashica la gjurmë në këtë triumf, pasi asistoi te goli i parë i shënuar nga Mauro Icardi (7’). Ky i fundit ishte edhe autor i golit të dytë (38’).

Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky asistimi i tij i shtatë në kampionatin turk, krahas katër golave. Ai sonte luajti për 79 minuta. Dy golat tjerë për “Galatan” u shënuan nga Baris Yilmaz (73’) dhe Sergio Oliveira (78’). Ndërkaq, golin e nderit për vendasit e shënoi Milson (16’). Për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti, Veton Surroi vlerëson se ndëshkimi i Shteteve të Bashkuara…